ARSYET E PLAGOSJES SE BIZNESMENIT VATAKSI

Eshte qelluar 6 here ndersa 3 plumba i kane prekur ekstremitetet e poshtme. Eshte ky konkluzioni i grupit hetimor ne lidhje me ngjarjen ku ka mbetur i plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi. Ngjarje e ndodhur ne Berdice te Shkodres. Nga te dhenat e marra nga grupi hetimor i bazuar edhe ne deshmite e deshmitareve te ngjarjes, debati mes biznesmenit Xhevat Vataksi dhe autorit te dyshuar Artur Lushi ka ndodhur per shkak se rruga Shkoder-Velipoje preke nje pjese te prones se shtetasit Lushi, ky i fundit duke mos qene dakord me kete fakt ka debatuar me 60 vjecari Xhevat Vataksi, ku ky i fundit pasi ka sqaruar se eshte thjeshte zbatues punimesh si nenkontraktor, dhe se detyra e tij eshte zbatimi i punimeve per te cilat eshte kontraktur.

Dy dite me pas dhe konkretisht diten e shtune Artur Lushi 43 vjec pronar i nje lokali dasmash ne Berdice ka shkuar ne kantier ku makinerite dhe punonjesit e firmes prone e shtetasit Vataksi ishin duke punuar ne ndertimin e rruges duke i penguar ata. Xhevat Vataksi pasi eshte njoftuar per incidentin ka shkuar per te biseduar me Artur Lushin ne keto momente ai ndodhej ne pronen e tij ku po ndertonte disa magazina. Sapo eshte afruar 43 vjecari ka qelluar ne drejtim te tij 6 here ku 3 plumba e kane goditur 60 vjecarin ne kembe.

Punonjesit e firmes me te pare ngjarjen kane njoftuar ambulancen dhe policine ndersa 43 vjecari eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Xhevat Vataksi i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten, ndersa policia po punon per kapjen dhe arrestimin e autorit te dyshuar te kesaj ngjarjes.

 

Lexoni dhe kete

15.5 KG KANABIS, ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT 37-VJEÇARI NGA SHKODRA

37 vjecari Genc Nikshiqi ka rënë në prangat e policisë Kufitare të Muriqanit pasi me …