ARSYETIMI I AKUZES PER ARRESTIMIN E KASTRATIT DHE BECIT

Ish-drejtori i ALUIZNI-t nė Shkodėr Besnik Kastrati dhe Rudi Beci me detyrė pėrgjegjės nė sektorin e legalizimeve nė kėtė drejtori janė arrestuar per shperdorim detyre. Sipas burimeve pranė kėsaj prokurorie gjatė hetimit ka rezultuar se dy zyrtarėt kanė kryer legalizimin e disa objekteve gjatė muajve gusht dhe shtator tė vitit 2013. Legalizimi ėshtė bėrė pėr disa objekte tė futura jashtė radhe dhe nė kundėrshtim me ligjin. Nė mėnyrė tė kundėrligjshme, kėta dy zyrtarė, nė kohėn e kryerjes sė veprės penale, kanė legalizuar disa objekte, ndėr tė cilat, edhe dy pallate shumėkatėshe. Sipas akuzės dy zyrtarėt e arrestuar kanė bėrė legalizimin e njė pallati 11-katėsh. Nga aktet e ndodhura nė kėtė dosje legalizimi rezulton se mė datė 20 gusht 2013 nga ana e punonjėsve tė ALUIZNI-t Shkodėr ėshtė mbajtur procesverbali i konstatimit nga ku ka rezultuar se ky objekt ėshtė 11 katėsh, sipėrfaqja e parcelės ndėrtimore ėshtė 1200 m2, sipėrfaqja e bazės sė objektit ėshtė 978,7 m2 dhe sipėrfaqja e pėrgjithshme e ndėrtimit ėshtė 11312,4 m2. Mė datė 22.08.2013 nga ana e ALUIZNI-t Shkodėr ėshtė mbajtur Akti i Kualifikimit, ndėrsa mė datė 20.08.2013 nga ana e Drejtorit tė ALUIZNI-t Shkodėr ėshtė marrė vendimi “Pėr kualifikimin pėr legalizim tė objektit informal nė posedim tė shtetasit P.M”. Ndėrsa me aktin e datės 13.09.2013, ėshtė dhėnė leja e legazlizimit pėr kėtė objekt, i firmosur nga ana shtetasve Besnik Kastrati dhe Rudi Beci. Nga shkresa e datės 3 prill 2014 dėrguar nga Bashkia Shkodėr rezulton se nė lidhje me ndėrtimin e bėrė nga ana e shtetasit A.M, nuk ėshtė dhėnė leje shesh ndėrtimi apo leje ndėrtimi nga KRRT, dhe se nė bazė tė instrumentit tė plani Rregullues, harta e pėrdorimit tė tokės qė ka bėrė ndėrtimin e mėsipėrm shtetasja P.M ėshtė e pėrfshirė nė Kodin A-5 (Strehim Social).

Lexoni dhe kete

RRUFEJA GODET NJE SHTEPI NE VAUN E DEJES

Rrufeja ka goditur nĆ« shtĆ«pi nĆ« Vaun e Dejes, pĆ«r fat tĆ« mirĆ« nuk kemi …