Friday , 30 October 2020

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan Kalaja është lajmëruar se nuk është emëruar në këtë detyrë. Trajneri i njohur, i indinjuar nga një sjellje e tillë, ka reaguar përmes një deklaratë për shtyp duke e konsideruar absurde një sjellje të tillë të drejtuesve të sportit në Shkodër.

Nderkohe, nga Zyra e Sportit pranë Bashkisë Shkodër vjen ky reagim:

“Në fillim te çdo sezoni sportiv, me propozim te Sport Klub Vllaznia lidhen kontratat e trajnerëve për çdo disiplinë sportive. Te gjithe trajneret e Sport klub Vllaznia kane kontrata pune sipas kodit te punes se Republikes se Shqiperisë. Drejtoria e Kultures, Arsimit Rinise dhe Sportit, pasi u vu ne dijeni per deklaraten e Z Artan Kalaja, ben me dije se asgje e vertete nuk qëndron ne deklaraten e tij. Z Artan Kalaja nuk ka ndonjë kontrate pune me Sport Klub Vllaznia, ndonje pozicion trajner, qe nga korriku 2016. Perkundrazi, Z. Artan Kalaja, me propozim te drejtorise e Kultures, Arsimit Rinise dhe Sportit dhe miratim te Keshillit Bashkiak, eshte anetar I Keshillit Artistik Kulturor Sportiv I Bashkise Shkoder, ku analizohen projekte te rendesishme sportive te bashkise. Per kedo qe eshte i interesuar Drejtoria e Kultures, Arsimit Rinise dhe Sportit, mund te paraqese dokumentacionin vertetues per sa me lart.”

Lexoni dhe kete

ADEMI: 100% E AKSIONEVE TË VLLAZNISË NË SHITJE

Vllaznia e futbollit është e gatshme për të kaluar në duar të privatit. Ligji për …