Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste nisi punimet, ku në qendër të diskutimeve të saj ishte analiza e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit ndersa nuk munguan debatet. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij tha se me zgjedhjet e 21 qershorit PS-ja fitoi sfida të rëndësishme, por ka ende shumë punë përpara për të bërë e për të ecur në drejtimin e duhur.
Asambleja Kombëtare e PS ndërmorri disa vendime që lidhen me ndryshimet në statut, dhe zgjedhjet e reja në parti, proces në të cilin kryetari nuk përfshihet. Deputeti Ben Blushi ka shfryëzuar këtë moment për të shprehur një sërë kritikashne mes te cilave shkeljen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në parti si dhe situaten ekonomike në vend. Kundërshtitë kanë qenë për shkak të një vendimi për të mos shkuar në zgjedhjen e kryetarit të partisë, i cili sipas statusit, parashikon zgjedhjen një herë në 4 vjet. Blushi i cili erdhi me vonesë në Asamble, pak kohë pasi Rama kishte nisur fjalën e tij i ka kërkuar llogari kryesocialistit jo vetëm për qeverisjen por dhe vonesën e zgjedhjeve. Blushi i kërkoi Ramës të zbatojë statusin për zgjedhjet për kryetar.
Mësohet se Kryetari i partisë i është kundërvënë ashpër me fjalët, se Blushi e ka braktisur betejen dhe se kur të tjerët mblidhnin vota ai luftonte PS. Burimet brenda Asamblesë PS bejne te ditur se debati ka qenë mjaft i ndezur dhe i tensionuar dhe është përmbyllur me vendimin që do të jetë pikërisht kongresi i PS-së që do të mbahet në janar që do të përcaktojë nëse do të ketë apo jo zgjedhje për kryetarin nëse forca politike fiton zgjedhjet apo dhe beteja të tjera elektorale.