ASAMBLEJA MIRATON BUXHETIN E KF VLLAZNIA PËR VITIN 2018

Ajo çfarë nuk u arrit të miratohej në mbledhjen e kaluar të Asamblesë së Përgjithshme të Klubit të Futbollit Vllaznia, pikërisht buxheti i këtij klubi për vitin 2018, është miratuar sot. Mbledhja e datës 30 janar e cila nuk shkoi deri në fund për shkak të mungesës së numrit të duhur të anëtarëve, ka vijuar ditën e sotme me diskutimet e pikës së tretë. Nga diskutimet e bëra, padyshim që disa prej këshilltarëve kanë ngritur shqetësimin për fondet e mëdha që po shpenzohen për Vllazninë nga Bashkia Shkodër. Ata kanë ngritur shqetësimin e shpejtimit të procedurave për privatizimin sa më parë të saj.

Më pas është kaluar në votim teksa nga 30 këshilltarë të pranishëm, kanë votuar pro 28 dhe kundër 2. Interesant është fakti se nga këto vota që ishin pro, ato kanë qenë të të gjithë krahëve politikë teksa kanë ngritur dorën edhe ato të Partisë Socialiste të cilët të ndërgjegjësuar për situatën e Vllaznisë, kanë qenë të mendimit për ta ndihmuar të dalë nga kjo situatë ku ndodhet dhe për këtë arsye, i kanë miratuar dhe buxhetin e vitit 2018.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …