Breaking News

ASAMBLEJA UNIVERSITARE E USH KUNDERSHTON MESATAREN E MINISTRISE

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për rritjen e mesatarës për pranimin e studentëve me mesatare mbi 8 për mesuesi ka nxitur një mbledhje të Asamblesë Universitare të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Mbledhje e cila nisi me debate mes rektorit të këtij Universiteti prof. dr. Adem Bekteshi dhe pedagogëve të pranishëm. Ndërhyrja e Rektorit për mënyren se si duhet të vijohet mbledhja pasi sipas deklaratës së tij kishte një takim në të njëjtën orë, c’ka krijoj edhe ndërhyrjen e menjëherëshme të pranishmëve.

Pedagogu dhe anëtari i Senatit Akademit të Universitetit të Shkodrës profesor Gaspër Kokaj kundërshtoi ndërhyrjen e rektorit që sipas tij është presion ndaj të pranishmëve me qëllim dhënien e direktivave se si duhet të vijoje mbledhja e Asamblesë Universitare.

Nga ana tjetër pedagogia Ledri Kurti u shpreh se me këtë vendim të Ministrisë së Arsimit Universiteti i Shkodrës cilësohet Institut Pedagogjik që përgatit vetëm mësues.

Pas fjalës së tij rektori Bekteshi u largua menjëherë nga mbledhja e Asamblesë Universitare.

Mbledhja e Asamblesë Univrsitare doli me një deklaratë të përbashkët ku kërkon që të rrespektohet e drejta e autonomisë së Universitetit në përcaktimin e mesatarës.

Në Asamblene Universitare të Universitetit të Shkodrës pedagoget hodhen akuza edhe ndaj rektoratit ku sipas tyre asnjë kërkesë qoftë edhe e senatit dhe e asamblesë si dhe e departamenteve të këtij universiteti nuk është marrë parasysh pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të tyre. Asambleja Universitare doli me një kërkesë që i drejtohet ministrisë së arsimit rreth kritereve të pranimit në universitet, si dhe caktimin e një përfaqësie që do zhvilloi takime me qëllim arritjen e një marrveshje mes palëve që nuk cenon autonominë e universitetit.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …