ASGJESOHEN 428 BIME NARKOTIKE CANNABIS SATTIVA

Policia e Shkodres vijon kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në bazë të informacioneve policore, dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsej 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Gjithashtu në lagjen Likaj fshati Bruçaj, në vendin e quajtur “Poshtë shkëmbit të majës Mgullës”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsejt 108 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa fidanë.

Për këto raste u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve me iniciale:
F. Sh. 29 vjeç, banues në fshatin Kir Shkodër dhe R. K. 59 vjeç, banues në fshatin Bruçaj Shkodër.

Materialet hetimore iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET NE VEMENDJE ÇESHTJA “RANISHTJA 4”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e …