Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

ASGJESOHEN 550 BIME NARKOTIKE KANABIS SATIVA NE DUKAGJIN

Asgjesohen 550 bimë narkotike në zonën e Shalës së Dukagjinit, ndërsa policia ka shpallur një person I cili dyshohet se është autori I kultvimit të bimevë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër , në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të territorit për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në tokë të hapur rishtas, në vendin e quajtur Sipër Bjeshkës së Cumit, poshtë majës së Bigës, në fshatin Gak, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, gjatë një kontrolli të ushtruar, u konstatuan të kultivuara 550 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Pas veprimeve hetimore të kryera, këto bimë u asgjësuan me anë të djegies. Si autor i dyshuar është shtetasi N. T. i shpallur në kërkim dhe më parë, ku po punohet per percaktimin e vendodhjes dhe kapjen e tij. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Lexoni dhe kete

SHERR MES POLICEVE BRENDA AMBJENTEVE TE KOMISARIATIT TE POLICISE NE LEZHE

Sektori i Sh.Ç.B.A. Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, …