ASGJESOHEN 716 RRENJE KANABIS SATIVA NE PLAN TE DUKAGJINIT

Policia e Shkodrës në vijim të operacioneve antikanabis ka bërë të mundur, evidentimin dhe asgjesimin e 716 bimëve narkotike si dhe të shpall në kërkim personin e dyshuar si kultivues. Gjatë operacionit asgjësohen 716 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike

Pas një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra ne rrugë operative, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Menza”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 716 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve dhe informacioneve të mara në rrugë operative, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, P. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, i cili dyshohet se është autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE HYRJE TE QYTETIT TE SHKODRES, HUMB JETEN 60-VJEÇARI

Njoftimi i Dretjorisë së Policisë Shkodër: Më datë 24.04.2018, ora 15:05, ka ardhur një telefonatë …