Wednesday , 29 September 2021

ASHIKU: I LUMTUR QË PËRFAQËSOJ VLLAZNINË SI KAMPION

Titulli i tretë kampion që ka fituar dy ditë më parë sigurisht që e ka lumturuar shahistin shkodran Franc Ashiku.

Në një intervistë të dhënë për televizionin Rozafa, ai ka bërë të ditur se kampionati ka patur shumë rivalitet megjithatë ia ka arritur të dalë me sukses në vend të parë dhe të kurorëzohet si kampion edhe për këtë vit.

Ndërkohë i pyetur nëse është e vështirë për një shahist për të qenë në nivele të larta, Ashiku përgjigjet…

Franci është vetëm 27 vjeç dhe tashmë ka hyrë në historinë e shahut shqiptar, megjithatë ai ka ambicje të mëdha edhe për të ardhmen…

Me titullin e tretë që ka fituar, Franc Ashiku renditet në mes shahistëve më të mirë të Shqipërisë, por kuptohet që ai nuk ka ndër mend të ndalet këtu.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 1 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Java e dytë e kampionateve të moshave në futboll ka dhuruar dy sfida në mes …