ASHPERSOHET VETTING-U PER POLICINE

Projektligji për Vetting-un në Polici, i cili do të votohet të hënën në Parlament ka pësuar një seri ndryshimesh, të cila ashpërsojnë elementët e hetimit ndaj 12 mijë punonjësve të rendit që do të kalojnë në sitë. Në total janë 66 amendime që i janë bërë draftit fillestar të paraqitur nga Ministria e Brendshme.

Një prej ndryshimeve kryesore ka të bëjë me shumën e parave që punonjësit e policisë mund të mbajnë në formën e parave kesh. Sipas një ndryshimi të kërkuar nga ILDKPI, kjo shumë nuk duhet të jetë më e madhe se 1.5 milionë lekë. Një tjetër pikë që ashpërsohet janë kontaktet me personat e lidhur me krimin e organizuar.

Sipas formulimit të ri, të propozuar nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë, konsiderohet se ka kontakte me krimin çdo punonjës policie apo personat e lidhur me të kanë këmbyer para, favore, dhurata apo pasuri me një person të lidhur me krimin e organizuar.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, PERPLASET NJE ÇIFT / VDES BURRI DHE PLAGOSET GRUAJA

NJOFTIM I POLICISE SHKODER: Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në …