Breaking News

“ASKUSH TË MOS GUXOJË TË PËRDHOSË KUSHTETUTËN”

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh të fortë, sa i takon debatit për proçesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Teksa në Kuvend po diskutohej kjo çështje, Presidenti Meta ka paralajmëruar se po afron dita e referendumit, ndërsa është shprehur ashpër se askush nuk duhet të guxojë të përdhosë Kushtetutën.

Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura dhe Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese shtoi Meta.

Përsa i përket shpërndarjes së parlamentit, Meta tha se secili duhet të zbatojë kompetencat e veta, dhe veprimet do të vazhdojnë të jenë nga presidenti institucionale.

Lexoni dhe kete

BASHA TAKON KREUN E KONFINDUSTRISË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kreun e Konfindustrisë, Gjergj …