Wednesday , 26 June 2019

ASNJE NDERHYRJE NE KUROREN E GJELBERT TE LAÇIT

Zjarri i rënë gjatë veres në kuroren e gjelbert të qytetit të Laçit pranë Kishes së Shna Ndout ka lënë pasoja të shumta në këtë zonë. Nga zjarri një siperfaqe e konsiderueshme e malit shkrumbuar ploteisisht, ndërkohe që edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zjarri insitucionet përgjegjesë nuk kanë marrë asnjë masë për zevendësimin e pishave të djegura.

Banoret e Laçit si dhe pelegrinet që i drejtohen kishes kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për pyllëzimin e zones së djegur. Ata janë të gatshem që të kontribojnë dhe vetë në mbjelljen e pishave, pasi sipas tyre ajo çfarë ka ndodhur në zonen përreth kishes është një masaker e vërtet.

Zjarri i rënë gjatë veres në kuroren e gjelbert të qytetit të Laçit shkrumboj me dhjetra hektarë pyll me pisha, ndërsa u rrezikuan kisha dhe shumë banesa përreth. Ndonëse zjarrvënia ka qenë e qëllishme asnjë përson nuk është ndaluar apo proçeduar për këtë masaker mjedisore.

Lexoni dhe kete

DORËHIQET DREJTORI I BURGUT TË REÇIT

Ndryshime në burgun e Reçit në Malësi të Madhe. Kështu, drejtori i këtij burgu, Gëzim …