ASNJE NDERHYRJE NE “UREN E VDEKJES” NE KURBIN

Në adriatik të Kurbinit situata mbetet e njejtë.10 ditë pas aksidentit ku humben jeten 3 të rinj, asnjë masë nuk është marrë për zgjerimin e ures e cila po merr jetë njerezish.Banoret e zonës e konsiderojnë të pafalshme neglizhencen e insitucioneve, ndërsa paralajmerojnë se tragjedi të tjera mund të përsëriten nësë nuk ndërhyhet për zgjerimin e ures e cila është kthyer në një rrezik serioz drejtuesit e automjeteve.

5 të rinj kanë humbur jeten në harkun e 4 viteve në këtë urë e cila mund të konsiderohet pa frike si ura e vdekjes.Edhe pas këtyre ngjarje autoritet vijojnë të heshtin, duke mos marrë asnjë masë për sigurinë e jetes së qytetareve.Në këto kushte lind pyetja edhe sa jetë tjera duhet të humb që insitucionet shtetërore të ndërhyjnë në këtë zonë?

 

Lexoni dhe kete

BANORET E GRASHIT NE PROTESTE PER PRONEN

Banoret e fshatit Grash të Njesisisë Administrative të Dajçit në Lezhë, kanë protestuar para ambjenteve …