ASNJE VRASJE NE 2017 PER GJAKMARRJE

2017 në gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës ka njohur ulje të vrasjeve për gjakëmarrje, duke mos regjistruar asnjë të tillë. Nga 5 vrasjet e kryera në qarkun Shkodrë të gjitha kanë ndodhur për shkak të konfilkteve të ndryshme ndërsa asnjë për fenomenin e gjakëmarrjes. Ndërsa në vitin 2016 në Shkodër kanë ndodhur 8 vrasje si shkak I gjakëmarrjes. Qarku që më së shumti ka vrasje për gjakëmarrjen është Lezha e cila në 2017 mësohet se janë kryer 5 vrasje për gjakëmarrje. 2 në Lezhë, 2 në miridtë dhe 1 në zonën e Kurbinit.

Nga sa mësohet aktualisht të përfshira në fenomenin e gjakëmarrjes në zonën e veriut janë përfshirë 259 familje, nga të cilat numri më I madh është zona e Tropejës me 88 familje të përfshira nga ky fenomen, ndërsa Shkodra numëron 58 familje, Kurbini 53, Lezha 40, Malësia e Madhe 4 familje të përfshira në gjakëmarrje. Ndryshimet në Kodin penal ku vrasjet për gjakëmarrje denohen me burgim të përjetshem I ndryshuar në vitin 2012 dhe më pas angazhimi I Kishës Katolike për shpalljen e shkishërimit për personat që kryejn vrasjë për gjakëmarrje ka ndiskuar pozitivisht në uljen e këtyre vrasjeve. Ndërsa problematike është situate për vrasjet e kryera kriminale si dhe ato pa autor.

Lexoni dhe kete

POLICIA NIS HETIMET PER NDOTJEN E BREGDETIT NE KUNE-VAIN

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për identifikimin e shkaktareve të ndotjes së bregdetit në …