ASNJE ZGJIDHJE PER BURSAT E NXENESVE TE SHKOLLES “NDRE MJEDA”

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat akoma nuk kanë marrë një zgjidhje përsa i përket problemit të bursave. Ato vijojnë të bojkotojnë mësimin, pasi prej shtatorit që ka nisur shkolla nuk kanë marrë bursat nga ana e ministrisë së linjës dhe Bashkia Vau Dejës. Edhe këtë të marte ato dolën në një protestë dhe shprehen të bindur se do të bojkotojnë mësimin deri në marrjen e bursave.

Në mbështetje të nxënësve ishin edhe të rinjtë e Parlamentit Rinor Shkodër.

Ndërsa, Agim Bushati, përfaqësues i Arsimit në Njësinë Administrative Bushat, sqaron problemin dhe premton se brenda 2-3 ditësh do të likujdohen këto nxënës.

Në këtë shkollë janë 176 nxënës që përfitojnë bursa, nga të cilët 107 prej tyre nuk i kanë marrë akoma.

 

Lexoni dhe kete

RAPORTI, BASHKIA SHKODER SHKEL LIGJIN PER INFORMIM

Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” e cila që nga muaji Maj 2016 është angazhuar plotësisht …