Friday , 30 October 2020

ASTRIT KRONAJ FITUES I ETAPËS SË TRETË TË “MISHEL CICOS”

Çiklistët e Vllaznisë ashtu si e nisën aktivitetin e rradhës të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, ashtu e përfunduan atë, në vend të parë. Pas Bruno Kolës që u shpall fitues ne etapën e dytë, një tjetër çiklist i Vllaznisë ka fituar etapën e tretë dhe të fundit të kupës “Mishel Cico” që u organizua në Korçë. Kjo etapë ka qenë më e vështira, për shkak të terrenit malor të cilin kanë përshkruar çiklistët pjesmarrës. Malorja e fortë evidentoi edhe katër më të mirët e garës pikërisht Bruno Kolën dhe Astrit Kronajn e Vllaznisë, Amarildo Gogën e Apolonisë dhe Arjan Aliajn e Teutës.

Ata janë shkëputur nga të tjerët por në kilometrat e fundit pastaj janë kapur edhe nga tre sportistë të tjerë, Cani i Vllaznisë dhe një sportist i Apolonisë dhe një i Partizanit duke krijuar kësisoj një shtatëshe që ka pedaluar e vetme deri në mbërritje. Aty, fati i vendit të parë është ndarë në mes dy çiklistëve të Vllaznisë, Kolës e Kronajt që kanë krijuar njëfarë diference me të tjerët dhe kjo ka bërë që ata të kenë luksin e përzgjedhjes së fituesit të kësaj etape që këtë herë ka qenë Astrit Kronaj ndërkohë që në vend të dytë është renditur Bruno Kola ndërsa në të tretin është renditur Arjan Aliaj i Teutës duke plotësuar kështu edhe podiumin e kësaj etape. Kronaj për mediat është shprehur i kënaqur për këtë sukses dhe po ashtu ka siguruar se rezultatet e ekipit të Vllaznisë do të vijnë në rritje edhe në të ardhmen.

Në këtë mënyrë, ekipi i Vllaznisë në çiklizëm ka bërë edhe një tjetër paraqitje të mirë në garën e rradhës duke treguar se është në rrugë të mbarë për rikthimin e këtij sporti sërish në nivelet më të larta siç ka qenë në vitet ’80.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …