Afro një vit më parë pikërisht në gushtin e 2014-es Xhabir Shega i shpëtoi një atentati me snajper të bërë nga Kalaja Rozafa e Shkodrës, ndërsa ai ndodhej në oborrin e shtëpisë. Rreth orës 20.40, kur persona ende të paidentifikuar sërish nga e njëjta zonë e qelluan po me snajper 51 vjeçarin po në oborrin e tij. 2 plumbat që e goditën në kraharor i lanë mundësi të jetonte 51 vjeçarit Shega deri në dyert e spitalit rajonal të Shkodrës, pasi aty ai ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
“Me date 11.06.2015 rreth ores 20.40 ne lagjen Ajasem eshte plagosur ne oborrin e baneses se tij poshte kalase me dy plumba nga persona te paidentifikuar me arme zjarri shtetasi Xhabir( Vil) Shega, 51 vjeç, i cili vdiq ne Spitalin rajonal Shkoder” thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. Sipas policisë, mendohet që autori të ketë qenë në një largësi të konsiderueshme me objektivin e atentatit, ndaj dyshimet janë që të bëhet fjalë për një ekzekutim me snajper, ndërsa motivet dyshohet të lidhen me hakmarrjen. Kjo pasi Shega ishte në gjak me disa fise në Shkoder. Blute sqarojnë se 51-vjeçari ishte person me precedent penal. Në vitin 2002 Shega ka vrarë me armë zjarri personin me inicialet E.B dhe sipas policisë ka bërë 12 vite burg duke lënë institucionin e vuajtjes së dënimit në vitin 2014. Me 9 gusht të 2014, Xhabir Shega mbeti i plagosur sëbashku me Sadetin Lohjan teksa u qëllua me snajper nga muret e kalasë së Shkodrës.