Saturday , 20 April 2019

ATENTATI NDAJ NARD POLISE, TE ARRESTUARIT NUK PRANOJNE TE FLASIN

Atentatori disa orë para se të vriste Nardin e Bujtinave mori makinën e Alfred Martinit, njërit nga tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë në krim. 20 vjeçari nga Bardhaj e dëshmoi faktin në polici duke mohur se ishte në dijeni të qëllimit të autorit. Makina u sekuestrua nga hetuesit, por ende nuk është zbuluar për çfarë e përdori autori, pasi kur bëri atentatin ishte me motor. Në të njëjtën linjë kanë qëndruar dhe dy vëllezërit, Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”. Ata mohuan pjesëmarrjen në vrasje dhe nuk kanë pranuar të flasin asgjë më tepër pa avokat.

Të tre këta persona akuzohen si bashkëpunëtorë të vrasësit të dyshuar, 27 vjeçarit me inicialet K.S, i cili është akoma në arrati. Policia në njoftimin e saj cilësoi se ata i siguruan armët dhe e strehuan vrasësin pas ngjarjes. Gjatë operacionit u sekuestruan 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme. Ferdinant Polia u ekzekutua në një pritë tek vendi i quajtur Kthesa e Grudës. Ai mori 18 plumba në trup nga 20 që autori shtiu me automatik scorpions.

Në makinë ndodhej dhe pronari i servisit, shoku i tij, Xhovani Mirashi i cili shpëtoi mrekullisht. Motori i autorit u gjet i shkrumbuar në zonën e Postribës. Hetuesit ende nuk kane bërë publik motivin e vrasjes së Polisë.

Lexoni dhe kete

PLAGOSI ISH-KAMPIONIN E BOKSIT, ARRESOHET 23-VJEÇARI

Policia e Shkodres ka arrestuar 23-vjeçarin Valter Ksolla, i cili ka qene i shpallur ne …