Tuesday , 29 September 2020
Breaking News

ATENTATI NE KURBIN, KAMERAT E SIGURISE FILMOJNE NGJARJEN

Një përson i veshur si polic dhe i maskuar është autori i ekzekutimit të Bujar Likes dhe Paulin Gjergjit tre ditë më parë në Gjorm të Kurbinit, ndërsa si bashkëpunëtor në këtë atentat kanë qenë të pakten dhe dy përsona te tjerë. Skema e Krimit është fiksuar nga kamerat e sigurisë te hotelit ku ndodhi ngjarja, teksa në pamjet duket një automjet tip “Golf 5” nga i cili del një përson i armatosur dhe qëllon me breshëri automatiku në drejtim të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likes të cilët ishin në ambjentet e jashte të hotelit.

Në ato momente 37-vjeçari Lika ka hapur zjarr ndaj atentatorit, duke qëlluar me pistolete në drejtim të tij. Dy nga plumbat e kanë kapur në këmbën e djathtë atentorin i cili mbeti i plagosur dhe në ato momente kanë dalë dy përsona të tjerë nga automjeti dhe e kanë marrë dhe vënë në makinë e më pas janë larguar me shpejtësi përgjatë autostrades në drejtim të Milotit. Pak minuta pas ngjarjes në urgjencen e spitalit të Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Ai është dërguar në spital nga familjaret të cilët ju kanë pohuar bluzave të bardha se djali i tyre ishte vetëplagosur me armë zjarri.

Por pavarësisht deklarateve të familjareve dhe 21-vjeçarit, policia ka dyshime të forta se pikërisht i riu është përsoni që ka qëlluar në drejtim dy biznesmeneve. Për të faktuar këtë janë administruar dhe sekuestruar të gjitha provat në vendin e ngjarjes si dhe po analizohen njollat e gjakut. Nisur nga skema dhe organizimi ka dyshime të forta se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë patur konflikte me Bujar Liken dhe Paulin Gjergjin.

Dy biznesmenet u ekzekutuan mbrëmjen e së dieles pranë një hoteli në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. 37-vjeçari Bujar Lika humbi menjëherë jeten, ndërsa 53-vjeçari Gjergji gjeti vdekjen pak orë pas ngjarjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi tju mbijetojë plageve të marra në disa pjesë të trupit.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit …