Thursday , 15 April 2021

ATLETI FRANKO BURRAJ NË GJYSMËFINALE TË EUROPIANIT

Atleti shkodran Franko Burraj ka bërë një tjetër paraqitje të mirë duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian që po zhvillohet në Poloni. Në këtë mënyrë, sportisti 23 vjeçar ka arritur të sigurojë një vend në mes 18 sportistëve më të mirë të kontinentit të cilët do të synojnë pastaj kalimin në finalen e kësaj gare.

Padyshim që edhe suksesi në garat eliminatore është për t’u evidentuar sepse në mes 49 sportistëve më të mirë të Europës, Burraj tashmë e sheh veten në mes 18 më të mirë që kanë shkuar më tej. Në baterinë e tij, sportisti i Vllaznisë ka bërë paraqitje të shkëlqyer duke zënë vendin e parë me kohën 47 sekonda e 42 të qindtat.

Me këtë rezultat, ai ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale. Bashikë me të janë kualifikuar edhe 17 sportistë të tjerë të cilët do të konkurrojnë në tre bateri në gjysmëfinale, për të nxjerrë pastaj 6 finalistët e garës të së dielës.

Ndërkohë atleti tjetër shkodran Izmir Smajlaj për vetëm 5 centimetra nuk ka arritur të kualifikohet dot për në finalen e këtij Kampionati Europian. Ai nuk ka bërë paraqitjen e tij më të mirë teksa ka kërcyer vetëm 7 metra e 48 centimetra dhe me këtë rezultat ai nuk është kualifikuar dot për në finale.

Natyrisht që kjo nuk pritej nga vetë Smajlaj dhe trajneri i tij Ruli të cilët kishin pritshmëri për t’u futur në zonën e medaljeve. E tashmë që Europiani ka përfunduar për të, sytë do të jenë të përqendruar tek gara gjysmëfinale e Burrajt.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …