Sunday , 27 September 2020

ATLETI HELDI VALIKAJ, 3 TROFE BRENDA NJË DITE

Kampionati kombëtar i atletikës për të rritur që u zhvillua dy ditë më parë në Elbasan, përveç kurorëzimit të ekipit të Vllaznisë për të 12-tin vit me rradhë kampion i vendit, ka sjellë edhe disa gjëra të tjera shumë pozitive.

Kështu, atleti i saj, 18 vjeçari Heldi Valikaj, është shpallur kampion në garën e kërcimit trehapësh, ka thyer rekordin e 20 vjeçarëve të kësaj gare dhe po ashtu është vlerësuar si sportisti më i mirë i kampionatit. Në një intervistë për TV Rozafa, vetë Valikaj shprehet i lumtur për këto arritje dhe natyrisht që për to, ka edhe dedikime të veçanta…

I pyetur ndërkohë, nëse këto suksese do të vijojnë edhe në të ardhmen, Valikaj shton…

Atletika shkodrane kësisoj përpos titujve të shumtë kampionë, vazhdon të nxjerrë edhe rekordmenë dhe tashmë nuk është më vetëm Franko Burraj që i vendos ato sepse në skenë ka dalë edhe Heldi Valikaj dhe me siguri që pas tij do të ketë edhe të tjerë.

Lexoni dhe kete

DREJTUESIT E ATLETIKËS MBËSHTETJE MORALE VILDAN TUFIT

Trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi prej disa kohësh nuk po kalon një gjendje …