Tuesday , 22 October 2019

ATLETI SHKODRAN BURRAJ NË FINALEN E EUROPIANIT U-23

Forma sportive e atletit shkodran Franko Burraj nuk ka dyshime që është shumë e mirë në këto momente dhe pikërisht për këtë arsye, shpresat janë shumë të mëdha për marrjen e medaljes në Kampionatin Europian të moshës deri 23 vjeç, garat e të cilit janë duke u zhvilluar në Gavle të Suedisë. Pas suksesit në garën kualifikuese të këtij kompeticioni në ditën e parë të tij kur arriti të realizonte kohën më të mirë nga 32 pjesmarrësit në garën e 400 metrave, Burraj edhe në garën gjysmëfinale u paraqit shumë mirë.

Ai ka konkurruar në Baterinë e dytë ku është renditur I dyti dhe ajo çka është më e rëndësishmja, siguroi kualifikimin për në finale e këtij Europianit. Koha e përshkruar prej tij ka qenë 46 sekonda e 66 të qintat, vetëm 8 të qindtat larg rekordit kombëtar të kësaj disipline që mbahet po prej tij. Megjithatë duhet thënë se edhe në garën gjysmëfinale, atleti I Vllaznisë ka ruajtur rezerva duke mos e patur shumë mendjen tek rekordi I ri, por pikësëpari tek kalimi në finale dhe më pas, për të menduar edhe ruajtjen e forcave për garën më vendimtare.

Trajneri Bruno Rrotani nga Suedia ku ndodhet bashkë me sportistin e tij duket optimist për një sukses edhe në finale dhe renditjen e tij në mes tre më të mirëve të kësaj gare, çka rrjedhimisht do ta rendiste Burrajn në zonën e medaljeve. Mundësitë për këtë ai I ka, gjendjen fizike dhe psikologjike po ashtu dhe tashmë ndoshta I duhet edhe pak fat për të arritur këtë sukses historik për të.

Lexoni dhe kete

ÇINARI: KEQARDHJA QË I SHËNOVA VLLAZNISË, POR JAM PROFESIONIST

Fitorja 3-1 ndaj Vllaznisë i ka lumturuar të gjithë në kampin e kuq. Drejtori i …