Sunday , 27 September 2020

ATLETI SHKODRAN HELDI VALIKAJ SHPALLET KAMPION BALLKANI

Shkodra nxjerr një tjetër kampion Ballkani. Atleti Heldi Valikaj ka dominuar mbi të gjithë në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Ballkanik të 20 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Stamboll të Turqisë dhe ka merituar medaljen e artë. Jo vetëm kaq, por rezultati I arritur prej tij është 7 metrash e 63 centimetrash që natyrisht është edhe një tregues se një Izmir Smajlaj I dytë po rritet në Shkodër.

Gara e kërcimit së gjati në Ballkaniadë ka patur rivalitet pasi kanë qenë disa sportistë që kanë pretenduar vendin e parë. Megjithatë kërcimi I fundit I Valikajt ka qenë ai që ka vulosur suksesin e atletit të kombëtares shqiptare duke I dhuruar atij vendin e parë. Një sukses I merituar I këtij sportisti që përpos talentit që zotëron, është edhe shumë sistematik në punë dhe jo më kot janë këto rezultate. Valikaj është një sportist që ka disa vite me rezultate gjithnjë në rritje.

Vitin e kaluar u shpall nënkampion ballkani në garën e kërcimit trehapësh dhe tashmë vjen edhe suksesi I madh me titullin e kampionit. Padyshim që kemi të bëjmë me një sportist me shumë të ardhme dhe me siguri që në të ardhmen prej tij do të presim të tjera medalje dhe rekorde. Një atlet I cili ka punuar prej vitesh shumë në stëevitje me ish- trajnerin Fatjon Serhati, ndërkohë që vitin e fundit është duke punuar me trajnerin Dorian Tafa dhe sukseset vijojnë.

Lexoni dhe kete

DREJTUESIT E ATLETIKËS MBËSHTETJE MORALE VILDAN TUFIT

Trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi prej disa kohësh nuk po kalon një gjendje …