“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë nisur mëngjesin e së enjtes drejt Italisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në Roveretto. Për drejtuesin e “Atletik” Elton Bungaja, pjesmarrja e sivjetme e cila është e teta rradhazi, ka shumë risi në vetvete dhe padyshim që edhe këtë herë objektivi do të jetë për të bërë një prezantim sa më të mirë dhe pse jo, për të synuar sërish fitoren e ndonjë kupe.

Ndërkohë, ekipi i femrave i “Juban Danja” e ka për herë të parë pjesmarrjen në këtë turne ku marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme të Botës. Presidenti Ferdinand Jaku përpara nisjes shprehet se e rëndësishme është që të pasqyrohen vlerat më të mira të futbollit shqiptar.

Skema e këtij turneu është e tillë që brenda dy ditëve që ai zgjat, luhen shumë ndeshje dhe në edicionet e mëparshme “Atletik klub Shkodra” është shpallur dy herë fitues dhe nuk përjashtohet mundësia që të sjellin kupën për herë të tretë sërish në Shqipëri.




Lexoni dhe kete

RROTANI: VENDI I 5-të NË EUROPË SUKSES PËR BURRAJN

Të renditesh i pesti në mes sportistëve nga 51 shtete të Europës është një rezultat …