“ATLETIK KLUB SHKODRA” SHEMBULLI PËR T’U NDJEKUR

Futbolli i moshave në Shkodër me kupën “Summer Cup” ka ulur siparin e aktiviteteve për këtë sezon. Përveç ekipeve të Akademisë Vllaznia që siç dihet dominojnë në to, surpriza e këtij sezoni padyshim që kanë qenë ekipet e shoqatës “Atletik Klub Shkodra”. Ajo ka arritur të nxjerrë plot 5 ekipe finaliste dhe me 13 vjeçarët është shpallur kampion. Trajneri i këtij ekipi Elton Bungaja, që njëkohësisht është edhe presidenti aktual i kësaj shoqate, për televizionin Rozafa shprehet se këto suksese nuk kanë qenë rastësi.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me objektivat e tyre për të ardhmen, Bungaja shprehet se synohet çuarja më tej e këtyre arritjeve dhe rivalizimi pse jo, i Akademisë Vllaznia.

Në këtë mënyrë, futbolli i moshave tashmë ka edhe një alternativë më shumë në Shkodër, atë të Atletik Klub. Padyshim që kjo është në të mirë të futbollit të këtij qyteti sepse sa më shumë fëmijë të merren me sport, aq më mirë është.

Lexoni dhe kete

ASNJË ZHVILLIM TEK VLLAZNIA. TË GJITHË JANË NË PRITJE

Pavarësisht se ditët kalojnë, tek Vllaznia ende nuk ka asnjë lëvizje. Ambjenti sportiv në Shkodër …