“ATLETIK” U-13 KTHEHET ME KUPË NGA TURNEU I ITALISË

Premtimi për t’u kthyer nga Italia me trofe është mbajtur nga futbollistët e Akademisë “Atletik Klub Shkodra”. Ata janë kthyer me kupën për grupmoshën U-13 teksa kanë sfiduar ekipet pjesmarrëse në turneun e Roveretos, ekipe këto nga mbarë Bota. Për t’i pritur djemtë kampionë kishin dalë përveç prindërve e familjarëve të tyre, edhe shumë tifozë shkodranë. Kapiteni i këtij ekipi Art Bisha shprehet i lumtur për arritjen e këtij suksesi.

Ndërkohë trajneri Bungaja për televizionin Rozafa shpreh kënaqësinë që futbolli shkodran dhe ai shqiptar u prezantuan përsëri në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë turne edhe sivjet.

Kësisoj, futbolli shkodran i moshave tregon edhe njëherë tjetër se mund të matet si i barabartë dhe madje edhe të triumfojë edhe me ekipet e vendeve të tjera. Thjesht, mjafton të ketë pak më shumë vëmendje rreth tij dhe padyshim që suksese edhe më të mëdha kanë për të arritur.

Lexoni dhe kete

PARTIZANI KËRKON HEBAJN, PRITET PËRGJIGJA E DOMZHALES

Futbollistët shkodranë vazhdojnë të jenë të preferuarit e ekipeve të Superligës shqiptare. Pas Arlind Kalaja …