Wednesday , 18 September 2019

ATLETIKA SHKODRANE NDERON MË TË MIRËT E HISTORISË SË SAJ

Aktiviteti “100 vite atletikë Vllaznia” organizuar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” është shfrytëzuar nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia për të vlerësuar dhe nderuar me “Mirënjohje” sportistët dhe trajnerët më të mirë të atletikës shkodrane në këto 100 vite të Sportklub Vllaznia. Ka qenë kryebashkikja Ademi dhe drejtori i klubit Kroqi ata që kanë nderuar emra të tillë si ato të atleteve Vera Bregu, Arbana Xhani, Pina Thani, Adile Dani, Myzejen Duli, Shaqe Nika, Sebije Keraj, Nexhmije Bilali, Angjelina Gurakuqi, Marie Rranxi, Lula Ndoja e Luke Zefi.

Po ashtu edhe të atletëve Hysni Bebeziqi, Izmir Smajlaj, Oltion Luli, Hivzi Kotrri, Arben Maka, Niko Laro, Ilo Pjetri, Llesh Vuksani, Franko Burraj, Arben Mlloja, Rasim Kraja e Sokol Shepeteja. Po ashtu janë nderuar edhe si trajnerët më të mirë Feti Dizdari, Vildan Tufi dhe Gëzim Mema. Disa nga të nderuarit shprehen të lumtur për vlerësimin që iu bë, por nga ana tjetër ndjehen krenar që i kanë shërbyer Vllaznisë dhe Shkodrës.

Kjo ceremoni është shfrytëzuar edhe nga Federata Shqiptare e Atletikës për të nderuar me “Mirënjohje” tre personalitete të tjera të këtij sporti dhe pikërisht trajnerët Albert Marashi, Bruno Rrotani dhe ish- kampionin Ardian Zhuri. Sakaq, i pranishëm ka qenë edhe Leonard Tase, këshilltari i Presidentit të Republikës i cili kishte udhëtuar enkas nga Tirana për t’i dorëzuar Vera Bregut titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe” që z. Ilir Meta i ka akorduar asaj. Atletika kësisoj ka nderuar më të mirët, ata që shkruan historinë e artë të “mbretëreshës” që në fakt vazhdon të jetë ende e tillë në Shkodër.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …