Sunday , 27 September 2020

ATLETIKË/ ERISA RRASA MEDALJE BRONZI NË BALLKANIKADË

Atletët shkodranë i dhurojnë kombëtares shqiptare një tjetër medalje në Kampionatin Ballkanik të 20 vjeçarëve që u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Pas suksesit të Heldi Valikajt, këtë herë kemi një tjetër sportiste të klubit Vllaznia që është ngjitur në podiumin ballkanik. Ajo është Erisa Rrasa e cila në garën e kërcimit së gjati është renditur e treta dhe ka merituar medaljen e bronztë. Erisa eshte vetem 16 vjeçe dhe ndonese ka konkurruar me sportiste me moshe me te madhe, eshte shfaqur si e barabarte ne pedanen e kercimit.

Ajo ka rregjistruar hedhjen e saj me te mire ne distancen 5.79 metra. Kuptohet qe sportistja e Klubit Vllaznia eshte ne progres te vazhdueshem dhe e ardhmja me siguri qe do te flase per te. Trajneri i saj Vildan Tufi ka kohe qe flet me superlativa per kete atlete duke e konsideruar kampionen dhe rekordmenen e ardhshme te atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare. Medalja e bronzit qe Erisa Rrasa ka marre mbrëmë ne Stamboll eshte treguesi me i mire per kete, megjithate me siguri qe shume shpejt do te kemi te tjera medalje, madje edhe ari prej saj.

Ne kete menyre, eshte mbyllur kampionati ballkanik U20 dhe dy prej tre medaljeve të fituara nga Shqiperia, jane ato te atletëve te Vllaznise Heldi Valikaj dhe Erisa Rrasa. Nje tregues ky se te Vllaznia nuk punohet vetem per tituj kampione e trofe, por per medalje europiane dhe përpos Franko Burraj, Valikaj dhe Rrasa janë dy sportistë që me siguri do ta lartësojnë shumë emrin e Shkodrës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

DREJTUESIT E ATLETIKËS MBËSHTETJE MORALE VILDAN TUFIT

Trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi prej disa kohësh nuk po kalon një gjendje …