ATLETIKË/ HELDI VALIKAJ NËNKAMPION BALLKANI PËR TË RINJ

Pas Franko Burrajt, nje tjeter atlet shkodran arrin nje rezultat te larte. Heldi Valikaj pasditen e së dielës eshte shpallur nenkampion Ballkani per te rinjte ne garen e kercimit trehapesh. Ka ndodhur keshtu ne Kampionatin Ballkanik per moshen U18 qe po zhvillohet ne Stamboll te Turqise. 17 vjeçari shkodran ka bere nje paraqitje shume te mire ne kete gare duke kercyer 14.45 metra ndonese me eren kunder dhe me kete rezultat eshte renditur i dyti. Ne te parin eshte renditur nje atlet serb qe ne momentin e kercimit e ka patur eren ne favor duke arritur distancën 14.68 metra. Duhet thënë se deri në kërcimin e fundit, Valikaj ka qenë në vendin e parë dhe më pas është detyruar t’ia lëshojë atë konkurrentit nga Serbia.

Në fakt, në këtë garë kanë ndikuar edhe kushtet atmosferike sepse gjatë gjithë zhvillimit të saj ka patur erë dhe shi, faktorë këto që padyshim nuk i kanë lejuar sportistët të japin më të mirën e tyre. Edhe për atletin e Vllaznisë ky nuk ka qenë rezultati i tij më i mirë megjithatë vendi i dytë i arritur është një sukses. Pavaresisht ketij faktori, duhet thene se medalja e argjendte e arritur nga sportisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare eshte padiskutim nje rezultat i larte dhe qe meriton vemendje.

Ky sukses eshte frut i punes se bere prej vitesh nga vete ai nen drejtimin e trajnerit Fatjon Serhati dhe tashme kjo dyshe po merre frutet e veta. Kujtojme se pas pak ditesh, Velikaj do te marre pjese edhe ne Festivalin Olimpik Rinor qe do te zhvillohet ne Baku te Azerbajxhanit ku serish do te synoje nje rezultat te larte. Trajneri Serhati është i bindur se nëse Heldi bën siç duhet punën e tij, edhe në këtë eveniment shumë të rëndësishëm mund të jetë në zonën e medaljeve.

Lexoni dhe kete

ÇIKLIZËM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NË TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në etapën e parë të trofeut “Korça” zhvilluar pasditen e …