Wednesday , 30 September 2020

ATLETIKË/ VLLAZNIA FITON KUPËN E 12-të RADHAZI

Atletika shkodrane e ka nisur serinë e aktiviteteve të rëndësishme kombëtare me triumf duke dominuar në në garat e Kupës së Shqipërisë që janë zhvilluar pasditen e së martës në Elbasan. Në mes 9 ekipeve pjesmarrëse, Vllaznia për meshkuj ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore duke qenë shumë e shkëputur nga rivalët e tjerë.

Për kryetrajnerin e ekipit shkodran Albert Marashi, ky sukses nuk është rastësi por frut i punës që bëhet çdo ditë në stërvitje nga trajnerët dhe sportistët…

Pas garave të Kupës, javën e ardhshme do të zhvillohet Kampionati kombëtar i atletikës për të rritur dhe sipas kryetrajnerit Marashi, objektivat e Vllaznisë nuk do të ndryshojnë sërish…

Vllaznia në atletikë vijon të jetë me plot gojën mbretëresha e sporteve në Shkodër dhe ajo që vlen, është garancia që vjen për vijimin e këtyre sukseseve edhe në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …