ATLETIKĖ, VLLAZNIA KAMPIONE PĖR TĖ RINJ

Atletėt e rinj tė Vllaznisė janė shpallur kampionė tė Shqipėrisė pėr vitin 2016. Ata kanė arritur tė sfidojnė tė gjithė kundėrshtarėt e tyre tė ekipeve tė tjera nė garat e kampionatit kombėtar tė 18 vjeēarėve qė u zhvilluan ditėn e djeshme nė Elbasan. Ekipi shkodran ka grumbulluar 160 pikė, mė shumė se gjithė tė tjerėt dhe ėshtė konfirmuar edhe njėherė si mė i miri i vendit duke vazhduar traditėn e mirė tė gjithė kėtyre viteve tė fundit kur kanė arritur tė dominojnė nė mėnyrė absolute nė ēdo kampionat tė zhvilluar. Edhe nė garat e kėtij viti, sportistėt e Vllaznisė kanė arritur tė zėnė disa vende tė para. Kėshtu, nė garėn e 110 metrave me pengesa, ka qenė atleti Eqerem Rusi ai qė ėshtė shpallur kampion i kėsaj disipline.

Edhe nė garėn e kėrcimit sė gjati ka fituar njė tjetėr shkodran, Ergys Gjeēaj ndėrsa nė trehapėsh kampion ėshtė shpallur Suad Bashku. Ekipi i drejtuar nga trajnerėt Albert Marashi, Vildan Tufi, Fatjon Serhati dhe Dorian Tafa, ka bėrė njė paraqitje shumė tė mirė duke siguruar kėshtu titullin e rradhės kampion me tė rinjtė. Por jo vetėm kaq. Dy prej atletėve tė kėtij ekipi, pikėrisht Ergys Gjeēaj dhe Suad Bashku janė shpallur edhe sportistėt mė tė mirė tė kampionatit sepse kanė grumbulluar mė shumė pikė se tė gjithė sportistėt e tjerė.

Nė kėtė mėnyrė, atletika shkodrane ka siguruar njė tjetėr titull kampion megjithatė tashmė vėmendja mė e madhe ėshtė e pėrqendruar tek kampionati kombėtar i tė rriturve qė do tė zhvillohet muajin e ardhshėm dhe nė tė cilin po ashtu, do tė kėrkohet titulli kampion.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNƋ PASQYRAT FINANCIARE TƋ K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare tĆ« vitit 2018-te tĆ« cila janĆ« dashur tĆ« miratohen nga Keshilli …