Wednesday , 26 June 2019

ATLETIKË/ VLLAZNIA PAS TITULLIT ME U16, SYNON EDHE ME U18

Pak ditë më parë është zhvilluar në Elbasan kampionati i atletikës për grupmoshat dhe ekipi i Vllaznisë është shpallur kampion për 16 vjeçarët. Një sukses ky i merituar falë rezultateve shumë të mira që kanë arritur sportistët e tij. Por ndërkohë këtë të mërkurë do të zhvillohet kampionati i 18 vjeçarëve dhe Vllaznia synon sërish titullin kampion. Kryetrajneri Albert Marashi në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet i bindur se suksesi nuk do të mungojë edhe këtë herë.

Por Vllaznia në atletikë kohët e fundit po bën një paraqitje të mirë edhe me vajzat dhe kjo falë punës së mirë të të gjithë trajnerëve. Njëri prej tyre, i mirënjohuri Vildan Tufi vlerëson mbi të gjitha një element që konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe për vitin 2019 Vllaznia ka si objektiv shpalljen kampion me të gjitha grupmoshat dhe duket në rrugë të mbarë për arritjen e këtij objektivi.

Lexoni dhe kete

BLEDAR MESI MBYLL KARRIERËN PAS TITULLIT TË 20-të KAMPION

Me suksesin e arritur të shtunën në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” kur u shpall …