AURON MILOTI: NJË DITË DUA TA DREJTOJ VLLAZNINË

Ish- futbollisti i Vllaznisë Auron Miloti ka shprehur dëshirën që një ditë ta drejtojë këtë ekip nga pankina. Miloti prej tre sezonesh punon si trajner në Austri, ndërkohë që është në kurs për të marrë liçensën UEFA PRO. Ai nuk përjashton mundësinë që të drejtojë edhe në Shqipëri, ku sigurisht që sytë i ka nga qyteti i lindjes, Shkodra.

Një deklaratë të tillë ish- sulmuesi I njohur e ka bërë gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Sport Arena” mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa.

Të ftuar të tjerë në këtë emision përmes lidhjeve me skype nga Italia, Gjermania e Franca kanë qenë edhe Gjon Çoba, Artur Drini dhe Uendi Muja, të cilët kanë ndarë me teleshikuesit emocionet e karrierës së tyre sportive të kaluar në Shkodër.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …