Tuesday , 18 December 2018

AUTOAMBULANCA ME TRUPIN E PAJETE BRENDA PESON DEFEKT, E SHTYJNE BANORET E POLICET

Ambulanca që do transportonte drejt morgut trupin e pajetë të mjekut të vrarë Ilir Alija në Shkodër, ka pësuar defekt dhe për disa minuta me radhë nuk është ndezur.  Ky skandal është shënuar një natë më parë në lagjen “Qemal Stafa” të kryeqendrës së veriut, pasi ishte ekzekutuar Alija nga 26-vjeçari Dritan Ymeri.

Trupi i pajetë i mjekut do transportohej në drejtim të morgut të spitalit të Shkodrës për ekspertizën mjeko-ligjore.  Ambulanca që u kishte ardhur në ndihmë familjarëve të Ilir Aliaj nuk ndizej, e për pasojë është dashur që policë dhe banorë të lagjes “Qemal Stafa” ta shtyjnë.

Tv Rozafa ka mësuar se shkak është bërë një defekt i ambulancës gjë e cila ka shkaktuar edhe vonesën në nisjen e saj drejt spitalit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …