AUTOAMBULANCAT E VELIPOJES NUK KANE KARBURANT

Bllokimi I fondit nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë që dy autoambulancat në Plazhin e Velipojës që tre ditë të mos furnizohen me naftë, duke mos pasur mundësi kryerjes së shërbimeve për pacientet që kanë nevojë. Mungesa e një mjeku I cili kryen edhe punen e përgjegjësit të qëndrës të emruar nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe miratuar nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë që të krijohen këto problem. Pasi është vetë mjeku përgjegjës I qëndres shëndetësore autoriteti I cili planifikon edhe menaxhon karburantin për autoambulancat.

Në rastin konkret mjeku I stacionuar pranë qëndrës shëndetësore të zonës së Plazhit Velipojë është mjek provizor I caktuar për periudhën e sezonit të verës. Bllokimi I fodnit nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë që autoambulancat e Velipojës të mos lëvizin për shkak të mungesës së karburantit. Duke vënë kështu jetën e pacientëve në rrezik. Sipas informacioneve gjatë këtyre tre ditëve ka pasur disa urgjenca të cilat janë menaxhuar me mbështetjen e familjarëve të pacientëve dhe të personelit të qëndres shëndetësore Plazh Velipojë.

Për problemin në fjalë janë vënë në dijeni drejtuesit local të shëndetësisë si dhe është bërë kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë për zhbllokimin e fondit dhe furnizimin me karburant të autoambulancave të qëndrës shëndetësore Plazh Velipojë.

Lexoni dhe kete

NDIHMA EKONOMIKE, FLET DREJTORJA E SHERBIMIT SOCIAL SHKODER

Skema e re e Ndihmës Ekonomike në vendin tonë vijon të shoqërohet me debate. Mosmarrëveshjet …