AUTOBUSAT E TURISTEVE BLLOKOJNE QENDREN E SHKODRES

Mbi 20 autobus dhe furgon cdo fundjavë parkohen në qëndër të qytetit të Shkodrës, si i vetmi vend ku autobusët turistik mund të qëndrojnë. Turistët e ndryshem, apo vizitoret që vijn në qytetin verior për eskursione, mjetet e tyre të transportit qëndrojnë në qëndër të qytetit deri në përfundimin e vizitës së qytetit të pasagjerëve. Nga ana tjetër nuk ka një vend i cili do ishte i përshtatshëm për autobuset dhe furgonet e turistëve, që në vend të bllokimit të qëndrës të kishin një vend më të përshtatshëm.

Situata rëndohet së tepërmi sidomos gjatë fundjavës kur në këtë periudh nis dhe rritet numri i vizitorëve ditorë në formë të organizuar. Ndërsa tabela që shenon kohën e qëndrimit të autobusve turistik është vetëm 30 minuta. Pavarësisht se Bashkia Shkodër ka përcaktuar dy vend qëndrime të autobusve një tek stadiumi për autobuset e linjave ndër qytetase dhe një tjetër tek stacioni i trenit, sic duket nuk ka një orientim të këtyre autobusve se ku mund të qëndrojnë duke shmangur edhe bllokimin e qëndrës.

E ndërsa sezoni veror po afron situata vazhdon edhe rëndohet cdo ditë e më shumë. Ku qëndra e qytetit në njërën anë bllokohet nga mjetet e shumta dhe nga ana tjetër nga autobuset dhe furgonet e turistëve.

Lexoni dhe kete

VJEDHJA E BAGETIVE SHQETESIM NE LEZHE

Vjedhja e bagëtive është kthyer në shqetësim për banoret e fshatrave të Lezhës. Dy lopë …