AUTOSTRADA MILOT-FUSHE KRUJE PA STANDARTE

Këto pamje i përkasin autostrades Milot-Fushë Krujë.Kjo është mënyra që zgjedhin banoret e fshatrave të Kurbinit për të kaluar nga njëra ane e rruges në tjetrin.Ndonëse janë të vetëdishem për rrezikun që ju kanoset, mungesa e mbikalimeve i detyron që të veprojnë në këtë mënyre.Në të gjithë gjatësinë e kësaj autostrade janë hapur dhjetra kalime të paligjshme që përdoren nga banore të zones.

Autostrada Milot-Fushë Krujë është kthyer një nga akset me rrezikshmerinë më të lartë në vend.Këtë e dëshmon numri i lartë i aksidenteve të ndodhura.Thuajse në çdo 500 meter të kësaj janë të vendosuru buqeta me lule në përkujtim të viktimave që kanë humbur jeten.Banoret e fshatrave të Kurbinit kërkojnë ndërtimin e mbikalimeve si një nga masat kryesore për të shmangur aksidentet.

Segmenti Milot-Fushë Krujë vijon të marrë jetë njerezish, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin, duke mos marrë asnjë masë për të garantuar sigurinë e qytetareve që lëvizin në këtë rrugë.

Lexoni dhe kete

TREGTIMI I USHQIMEVE NE KUSHTE SKANDALOZE

Pak metra larg koshave te plehrave shitet bylmeti. Ndersa trotuari eshte pushtuar nga tregtaret, ndersa ne …