BAJRAKTARI: VLLAZNIA LUAN PËR KUALIFIKIM NË DANIMARKË

Dhjetë ditë më parë në ndeshjen ndaj ekipit danez Fortuna, Arbiona Bajraktari ka qenë lojtarja më e mirë për Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”. Numri 5 i ekipit shkodran ka marrë shumë duartrokitje në atë ndeshje, megjithatë vetë ajo më shumë sesa tek vlerësimi personal, është e përqendruar tek takimi i kthimit që do të luhet të mërkurën e ardhshme në Danimarkë.

Në një prononcim për televizionin Rozafa, Bajraktari shpreh besimin e saj se Vllaznia do të tregojë vlera edhe në ndeshjen e kthimit ku do të synojë deri në fund kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Kampioneve të Europës.

Ekipi i Vllaznisë do të niset pasditen e së hënës drejt Danimarkës ndërsa ndeshja ndaj ekipit të Fortunës do të luhet të mërkurën në orën 18.00.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …