Wednesday , 24 July 2019

BALAJ: TRAJNERI REJA KA SJELLË KLIMË TJETËR NË KOMBËTARE

Sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare Bekim Balaj është shfaqur shumë optimist para mediave në prag të ndeshjeve që ekipi ynë përfaqësues do të luajë në ditët në vijim ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në konferencën e sotme për shtyp, ai ka vlerësuar klimën shumë pozitive që ka sjellë në ekip trajneri Reja dhe po ashtu ka folur edhe për skemën me dy sulmues me të cilën pritet të luajë Shqipëria dhe sipas Balajt, kjo është diçka shumë pozitive.

Që prej ditës së djeshme, kombëtarja shqiptare është duke u stërvitur në Gjermani ndërkohë që ndeshja e parë, ajo ndaj Islandës, do të luhet në fushën e kësaj të fundit ditën e shtunë. Tre ditë më vonë ndërkohë kuqezinjtë do të presin në Elbasan Moldavinë dhe synimet janë për të marrë gjashtë pikë në këto dy takime.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …