“BALKANS BEST MODEL 2017”

Nën organizimin e Gecjan Fashion Group me producent Ilir Geci u realizua spektakli madhështor “Balkans Best Model 2017”.

Në këtë eveniment morën pjesë modele nga shumë shtete të Ballkanit për të fituar çmimin e modeles më të mirë në Ballkan.Nën prezencën e mbi 3500 shikuesve U ndanë: Çmimi Ie madh si modelja më e mirë e Ballkanit “Balkan’s Best Model 2017” e mori vajza nga Kosova e cila jeton ne Suedi Kosovare Halimi, e cila është edhe pjesë e agjesisë më të madhe Shqiptare të modës “Gecjan Fashion Group”.Kosovare Halimi përveç kurorës së punuar enkas për këtë event, fitoi edhe 3000 euro para të gatshme dhe mbi 2500 euro vlerë dhurata dhe shpërblime të tjera.

Një çmim tjetër që u nda në këtë spektakël ishte edhe modelja më e mirë e publikut dhe këtë çmim me duartokitjet e publikut dukshëm më shumë se për vajzat tjera e fitoi po ashtu modelja Kosovare Halimi. Producenti Ilir Geci në përfundim të këtij eventi u shpreh shumë i kënaqur me nivelin e organizimit, numerin e madh të pjesëmarrëseve në naten finale dhe me vajzat konkurente.

Po ashtu Geci deklaroi se është shumë kënaqësi kur publiku dhe juria janë të një mendjeje për vajzën fituese gjë që e bën të qartë që çdoherë në eventet e Gecjan Fashion Group çmimet dhe shpërblimet janë transparente dhe të merituara.

Lexoni dhe kete

MESHE DRITE PER DIPLOMATIN RROK LOGU

Me një meshë të dritës të mbajtur në Kishen Françeskane në Shkodër është përcjell për …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin