BALLKANI PËRBALLË COVID 19!

Ballkani është plotësisht i mbyllur, Koronavirus ka goditur rajonin, pandemia ka detyruar shtetet të marrin masa ekstreme. Vendi më i goditur në Ballkan është Greqia e cila deri tani ka shenuar 13 vdekje ndërsa në total numri i të infektuarëve është 503. Në Shqipëri janë 89 të infektuar nga Koronavirusi, ndërsa deri tani kemi dy të vdekur. Qeveria ka ashpërsuar masat për ndalimin e daljeve në publik dhe evitimin e përhapjes së virusit. Në Kosovë është shenuar viktima e parë e infektuar nga COVID 19-të, ndërsa ka shkuar në 31 numri i personave të infektuar. Në Serbi ka shkuar në 188 persona të infektuar nga COVID 19-të, ndërsa janë shenuar dy viktima.

Qeveria ka marrë masa që të ndalohet përhapja e virusit, mosha mbi 65 vjec e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpië. Ndërsa nga ora 17:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit aplikohet ora policore, dhe gjithë shtetasit e kanë të ndaluar daljen nga banesat e tyre. Në Kroaci janë deri tani të infektuar 206 shtetas, ndërsa ka marrë masa për ndalimin e grumbullimeve dhe daljes së shtetasve në rrugë dhe vende publike. Në Slloveni janë 383 shtetas të infektuar. 69 janë të infektuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa raportohet për një të moshuar të vdekur.

Ky shtet ka ndaluar daljen nga shtëpitë e personave nën moshën 18 vjece dhe atyre mbi moshën 65 vjeç. Maqedonia e Veriut ka vendosur që të përdorë orën policore për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Lëvizja e qytetarëve do të kufizohet për harkun kohorë nga ora 21 deri në orën 6 të mëngjesit, ndërsa është rritur për 29 numri i të prekurve nga koronavirusi duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të prekurve në vend në vend në 114.

Ndërsa vendi që ka numrin më të vogël të të infektuarëve ka Mali i Zi, i cili ka edhe numrin më të lartë të përsonave që janë urdhëruar të vetë karantinohen. Për shkak të përballjes me mos disiplinen e këtyre shtetasve Këshilli koordinues për sumëndjet infektive ka vendosur që të publikoi emrat e këtyre personave, me qëllim që qytetarët të krijojnë distancimin social dhe detyrimin e vetë izolimit të tyre. Në total në Ballkan numri i të infektuarve është 1599 shtetas ndërsa janë 19 viktima.

Lexoni dhe kete

HAXHIJA: TAMPON VETËM PËR PERSONAT ME SIMPTOMA

Teste tamponi ka mjaftueshëm në Shkodër, por nuk ka për persona që thjesht duan të …