Vijon të jetë e përkeqësuar situata e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës.
Më problem shfaqin njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit. Rrugët e fshatit Mushan janë nën pushtetin e ujit, ku me një problematikë të tillë përballet edhe banesa e familjes së Pjetër Vasaj.
Bazën ushqimore për gjënë e gjallë ia ka marrë uji, ndërsa thotë se ka frikë të qëndrojë në banesë, pasi niveli i ujit mund të rritet sërish.
Në zonën e Mushanit vijon të ketë prezencë të ujit në rrugët e brendshme.