BANJOT NE SHKOLLEN GRUDE E RE, REAGON ADMINISTRATORI

Pas lajmit te publikuar ne Tv Rozafa per amortizimin e banjove ne shkollen “Tringe Smajli” ne Grude te Re te Bashkise Shkoder ka ardhur edhe reagimi i administratorit te Njesise Administrative Rrethina. Kreu i kesaj njesie, Vlash Pjetri, thote se  do te kete nderhyrje ne banjot e asaj shkolle vitin e ardhshme, pasi per kete vit nuk ka pasur fond. Por, gjithsesi sipas Pjetrit ne fillim te vitit shkollor Bashkia Shkoder ka nderhyre me ndermarrjen ujesjelles per pastrimin e atyre banjove, ndersa shkolla ka 4 banjo te tjera ne funksion.

Administratori Pjetri tregon edhe problemin per mungesen e sanitareve ne kete shkolle.

Persa i perket ujit te pijshem , Pjetri ben me dije se shkolla ka uje sepse perdoren puset, nderkohe qe kerkon mirembajtje me te rregullt nga drejtuesit e shkolles.

Lexoni dhe kete

ASNJE NDERHYRJE NE “UREN E VDEKJES” NE KURBIN

Në adriatik të Kurbinit situata mbetet e njejtë.10 ditë pas aksidentit ku humben jeten 3 …