BANORË TË LAÇIT KALOJNË NATËN NË ÇADRA

Dhjetra banorë të Laçit të ngelur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, vijojnë ta kalojnë naten në një çadër të vendosur pranë ambjenteve të kishës katolike nga një grup vullnetarësh. Ata thonë se qëndrimi në çadër është mjaft i vështirë në këto ditë të ftohta, duke shtuar se ndjehen të braktisur nga autoritet shtetërore.

Këta qytetarë ushqehen pranë kishes katolike, ndërsa u janë siguruar ndihma të vazhdueshme falë sensibilizimit të vullnetareve që kanë marrë përsipër për kujdesjen ndaj tyre.

Tërmeti ka lënë pa strehe qindra banorë në Bashkinë e Kurbinit, një pjesë e të cileve flejnë çadra apo dhe makina prej gati 2 javesh.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …