Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

BANORET E BERDICES PRESIN PARATE E SHPRONESIMEVE

Në prill të 2019 segmenti Shkodër-Velipojë do duhej të jetë e përfunduar. Në pjesën më të madhe të segmentit prej 32 km punimet kanë përfunduar, ndërsa në një segment prej rreth 3 km në fshatin Berdicë punimet janë ndërprerë për shkak të shpronësimeve. Cmimi shumë I ulët prej 270 lekë të reja metri katror ka bërë që fillimisht banorët të protestojnë dhe të mos bien dakord me këtë cmim.

Ndërsa sot edhe pse nuk janë dakord me cmimin kanë pranuar kushtet e qeverisë, por sërish punimet nuk vazhdojn për shkak të burokracive në plotësimin e dokumentacionit për shpronësime dhe marrjen e parave. Ndërsa me ndërtimin e kësaj rruge 110 familje janë dëmtuar pasi të ardhurat e vetme që kanë siguruar kanë qenë bujqësia dhe blegtoria. Banorët shprehen se nuk do lejojnë vazhdimin e punimeve pa marrë paratë.

Fondi Shqiptar I Zhvillimit me një fond të financuar nga Qeveria Shqiptare prej 764 milion e 889 mijë e 782 lekë ka nisur punimet në tetor të 2017 ndërsa do duhej të ishte përfunduar në prill të vitit të kaluar, shpronësimet dhe mos marrveshjet rreth cmimit të tokës kanë bërë që punimet të mos kryhen plotësisht.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, NË SHQIPËRI SITUATA E QETË

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka dalë këtë …