Thursday , 15 April 2021

BANORËT E BLERANIT NË PROTESTË

Asnje “dum dum” nuk do kaloje per kete rruge nese do sjellin mbeturina. Ka qene ky ultimatumi qe ka vene famullitari Katolik i Rrencit, Gurit te Zi dhe Bleranit…

Banoret e fshatit Bleran te lagjes se njohur si lagja e Deshmoreve kane protestuar duke ndaluar edhe vazhimin e punimeve qe po behet ne rrugen qe lidh fshatin Rrenc me ish repartin e zbulimit ne fshatin Bardhaj te Bashkise Shkoder.

Ata shprehen se ne kemi nevoje per ndertimin e rruges qe lidh zonen me qytetin e cila eshte vetem 1 kilometar larg qytetin ndersa eshte plotesisht e shkaterruar…

Ne sqarim te banoreve ishte Administratori i Njesise Administrativ i Gurit te Zi Pjerin Marku i cili u shpreh se kjo rruge eshte ne sherbim te banoreve dhe se ne asnje menyre nuk do kete depozitim te mbeturinve ne poligonin e ish repartit ushtarak.

Banoret pretendojne se e gjitha kjo ka ardh si shkak i konfliktit mes Landfillit te Bushatit dhe Bashkise se Shkodres rreth rritjes se çmimit te depozitimit te mbeturinave.

Nga ana tjeter ne interesim te TV Rozafa ne Bashkine e Shkodres keta te fundit jane shprehur se eshte mirembajtje e rrugeve rurale. Ka nje kerkese qe disa vite per banoret. Dhe po bejme mirembjtjen e rrugeve me qellim edhe rritjen e sigurise dhe shmangien e depozitimit te inerteve ne zone. Punime te ngjashme me problematika te ngjashme po kryhen ne gjitha njesite administrative me mjetet dhe financat e Bashkise Shkoder.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …