Tuesday , 16 August 2022

BANORËT E FSHATIT HOT I RI NË PROTESTË PARA OSHEE SHKODËR

Banorët e fshatit Hot i Ri në njësinë administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër kanë dalë këtë të marte në një protestë para OSHEE Shkodër.

Ato shprehen se kanë probleme me energjinë elektrike dhe nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga OSHEE Shkodër.

Banorët theksojnë se i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, ndërsa paralajmërojnë se do bllokojnë rrugën në Hot i Ri nëse nuk marrin një zgjidhje të kësaj problematike.

Janë rreth 500 familje në këtë zonë që përballen me këtë problem.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …