BANORET E GRASHIT NE PROTESTE PER PRONEN

Banoret e fshatit Grash të Njesisisë Administrative të Dajçit në Lezhë, kanë protestuar para ambjenteve të prefektures, me pretendimin se po ju grabitet prona e trasheguar nga të paret.Sipas tyre janë afro 70 hekatarë tokë bujqësore në fshatin e tyre, e cila është zaptuar nga një firme private.Banoret thonë se toka në fjalë është shfrytezuar gjatë gjithë kohes prej tyre dhe do ta mbrojnë me çdo kusht.

Në lidhje me këtë çështje një përafasi e banoreve u takua me prefektin e Lezhës Gjergj Prendi.Ky i fundit tha se do ta referoje këtë çështje pranë instancave qeveritare dhe shumë shpejt banoret do të marrin një përgjigje ligjore.

Sipas burimeve toka në fjalë rezulton të jetë pronë shtetëtëre dhe Ministria e Bujqësise ja ka dhënë me qera një firme private për zhfrytezim.

 

Lexoni dhe kete

ADEMI INSPEKTON PUNIMET NE MERKATEN E RUSIT

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka inspektuar këtë të enjte punimet që po kryhen …