BANORET E ISH- ARTISTIKES BLLOKOJNE RRUGEN

20 familje të ish- artistikes kanë bllokuar për më shumë se 30 minuta rrugën që lidh Stacionin e Trenit me Unazën Lindore në qytetin e Shkodres në shenjë proteste, për të mos dalë nga banesat e tyre. Është dashur ndërhyrja e policisë që të rikthehej normaliteti.

Banorët kundërshtojnë vendimin e gjykatës për të dalë nga banesat në të cilat jetojnë prej 25 vitesh. Sipas tyre vendimi është marrë pa dijenin e banorëve ndërsa prona u është dhenë padrejtësisht 2- 3 pronarëve, tashmë përmbarimi kërkon lirimin e banesave.

Banorët e kësaj zone kanë paralajmëruar se nuk do dalin në asnjë mënyrë nga banesat ndërsa ky nuk është rasti I parë kur banorët e ardhur në Shkoder pas viteve 90 janë nxjerrë nga ish ndertesat shtetërore pasi gjykatat jua kanë kaluar në pronësi pronarëve të tokave.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …